Krishtërimi: Rruga e Paqes
Community

A BESOJNË TË KRISHTERËT DHE MYSLIMANËT NË TË NJËJTIN PERËNDI?

Pyetja nëse myslimanët dhe të krishterët i luten të njëjtit Perëndi është shpesh burim debatesh. Islami pohon se Allahu është Perëndia i Abrahamit, Isakut dhe Jakobit, i njohur nga Bibla. Megjithatë, dallimet në origjinë, karakteristika dhe marrëdhënia me njerëzimin tregojnë se ka ndryshime thelbësore midis Allahut dhe Perëndisë së Biblës.

Bibla e përshkruan Perëndinë nëpërmjet historisë së Izraelit: nga krijimi i botës, besëlidhjet me Abrahamin dhe Moisiun, deri te ardhja e Jezu Krishtit, i cili në të krishterimin konsiderohet mishërimi i Perëndisë dhe pjesë e Trinisë së Shenjtë.

Krishterimi dhe judaizmi ndajnë një histori të përbashkët, të bazuar në Torën, Psalmet dhe profecitë, si libri i Isaías. Të krishterët dhe hebrenjtë e përshkruajnë Perëndinë si një qenie personale, mëshirëplotë dhe dashamirëse, që lidh besëlidhje dhe udhëheq popullin e vet. Edhe me dallimet në kuptimin e Mesias, Perëndia i tyre ka një kontekst të përbashkët historik dhe shpirtëror.

Islami lind në shekullin e VII në Mekë, në një mjedis pagan, pa lidhje me traditën biblike. Kurani shpall se Allahu është i njëjti Perëndi si në judaizëm dhe krishterim, por nuk përmban asnjë varg nga Bibla. Islami i referohet Torës dhe Ungjillit (Inxhil), duke pohuar se ndjekësit e tyre i kanë shtrembëruar ato (Kurani, 5:13, 5:41).

Allahu ia shpall Kuranin Muhamedit përmes një engjëlli (Kurani, 2:97), ndryshe nga Perëndia biblik, i cili i shfaqet profetëve dhe lidhet përmes besëlidhjeve. Allahu është një qenie absolute dhe e pandarë, që e refuzon Trininë si politeizëm (Kurani, 4:171). Ai përshkruhet si i largët, që kërkon nënshtrim, jo marrëdhënie personale (Kurani, 51:56).

Perëndia biblike është burimi i dashurisë dhe mëshirës, pjesëmarrës në historinë e popullit të tij. Një shembull është historia e Jonës, ku Perëndia tregon mëshirë për banorët e Nineves, megjithëse ata kishin mëkatuar (Jona, 4:10-11).

Në Kuran kjo histori është shumë e shkurtër: Junusi predikon dhe njerëzit pendohen (Kurani, 10:98). Allahu në islam paraqitet si një sundues i ashpër, mëshira e të cilit varet nga bindja. Një hadith thotë: “Edhe nëse njëra nga këmbët e mia do të ishte në parajsë, do të frikësohesha nga mashtrimi i Allahut” (Sahih al-Bukhari, Libri 60, hadithi nr. 2590). Perëndia biblik, në të kundërt, i qëndron besëlidhjeve dhe nuk mashtron.

Origjina e islamit thekson më tej dallimet. Muhamedi, sipas traditës islame, ishte pasardhës i Ismailit, por populli i tij adhuronte idhuj paganë. Qabja, vendi më i shenjtë në islam, ishte një tempull pagan me qindra idhuj (Sahih al-Bukhari, Libri 59, hadithi nr. 583).

Islami pohon se Abrahami dhe Ismaili ndërtuan Qaben (Kurani, 2:125-127), por Bibla përqendrohet në historinë që ndodh në Kanaanin dhe Mesopotaminë, pa përmendur Mekën.

Allahu në islam është një sundues absolut, që kërkon adhurim dhe dënon jobesimtarët me dënim të përjetshëm (Kurani, 98:6). Perëndia biblike dëshiron shpengimin e të gjithë popujve nëpërmjet dashurisë dhe mëshirës. Krishterimi sheh shpëtimin nëpërmjet Krishtit, judaizmi pret Mesian, ndërsa në islam Jezusi është vetëm një profet dhe shpëtimi varet nga bindja ndaj Allahut.

Prandaj, pavarësisht pretendimeve islame, Allahu dhe Perëndia i Biblës janë të ndryshëm në natyrë, karakter dhe marrëdhënie me njerëzit. Perëndia i krishterë dhe hebre është personal, dashamirës dhe i lidhur me historinë e Izraelit. Allahu është i largët, autoritar dhe me rrënjë të diskutueshme pagane. Adhurimi i tyre nuk mund të jetë i njëjtë.

SI MË NDIHMON BIBLA PËR TË PATUR NJË FAMILJE TË LUMTUR?

1. Ji i pranishëm për fëmijët e tu. Fëmijët tuaj e konsiderojnë praninë tuaj si një shenjë kujdesi dhe lidhjeje (edhe kur nuk duket se të lënë këtë përshtypje!). Prania u jep fëmijëve një ndjenjë më të madhe sigurie, sesa çdo cilësi tjetër që mun të ofrojnë prindërit (Ligji i Përtërirë 6:6, 7).

2. Shpreh dashuri, ngrohtësi dhe inkurajim. Ato familje që i kanë këto cilësi, në kontrast me prinderimin e bazuar te turpërimi, janë shtëpi ku fëmijët dhe bashkëshortja do të ndihen më të sigurt (Efesianëve 5:25; 6:4; Kolosianëve 3:18-21).

3. Ndërto vlera morale të shëndetshme. Vendimet që fëmijët marrin sot do t’i ndikojnë ata shpesh për pjesën tjetër të jetëve të tyre. Prindërit kanë fuqi të mëdha ndikimi te fëmijët – përmes modelit dhe mësimit – mbi vlerat morale që fëmijët mbartin deri kur të rriten (Fjalët e Urta 22:6; Efesianëve 6:4b).

4. Disiplino me qëndrueshmëri. Pritjet e shrehura qartë dhe ndjekja e qëndrueshme për respektim prodhojnë fëmijë të përgjegjshëm. Bëjeni qëllimin tuaj të disiplinës për të rritur fëmijë të përgjegjshëm, jo për të detyruar bindje prej tyre (Efesianëve 6:1-4).

5. Duaje bashkëshortin. Një martesë e mbushur me dashuri u sjell shpresë dhe siguri fëmijëve tuaj (Efesianëve 5:25; 1 Pjetrit 3:7).

6. Gjallëroje rritjen frymërore të familjes tënde. Thirrja tuaj më e madhe në jetë (si prindër) është t’u lini fëmijëve tuaj një trashëgimi frymërore. Kushtoji vëmendje të madhe shëndetit tënd frymëror dhe modelo perëndishmëri të shëndetshme për familjen tënde.

Krishtërimi është UNIK:
1. Jezusi ka thënë se është një me Perëndinë. Asnjë themelues i ndonjë feje tjetër nuk ka bërë ndonjë deklaratë të tillë.
2. Themeluesi i Krishtërimit vdiq për shkak të deklaratës mbi identitetin e tij. Themeluesit e feve të tjera vdiqën se u erdhi mosha.
3. Themeluesi i Krishtërimit, Jezusi, u ringjall. Asnjë themelues i ndonjë feje tjetër nuk është ringjallur.
4. Jezusi bëri mrekulli të panumërta, Asnjë themelues i ndonjë feje tjeter nuk ka bërë mrekulli të nivelit të Jezusit. (madje asnjë mrekulli të besueshme)
5. I krishterë bëhesh kur pranon Jezusin, ndërsa ndjekës i ndonjë feje tjetër bëhesh kur zbaton rregullat e fesë.
6. Shpetimi në Krishtërim është DHURATË. Në çdo fe tjeter shpëtimin duhet ta MERITOSH.